Tring Classics
Program TV · Ora României
Acum. Și în continuare.
23:5501:45 ACUM LA TVThe AccusedDramë · Film · 110 min
Pasi nje vajze e re vuan nje perdhunim te eger, prokurorja e ceshtjes kembengul te nxjerre para drejtesise autoret e krimit, duke perfshire edhe ata qe i mbeshteten.
01:4503:20URMEAZĂAnnie HallDramë · Film · 95 min
D.Keaton. Fitues i 4 çmimeve Oskar. Alvi është një prej komedianëve më të mire në Manhatan. Ai njihet me këngëtaren e këndshme Annie Hall, por pasigurite e tij në fushën e dashurise do ta shtyjne Anin te largohet me dikë tjeter.
03:2004:55URMEAZĂHistoria e Adele H.Histori · Film · 95 min
Ky film rrëfen historinë plot pasion, por njëherazi edhe posesive, një histori vetëshkatërrimi bazuar në ditarin e vërtetë të Adele Hugo.
04:5506:20URMEAZĂAvioni më i çmendur në botëHumoristik · Film · 85 min
Ted Striker braktiset nga e dashura e tij prej një kohe të gjatë Elaine Dickinson, e cila punon si stjuardesë në linjën ajrore ”Trans American”. Nga dëshira për ta bërë përsëri për vete, ai e ndjek atë në bordin e avionit, megjithëse ka neveri ndaj çdo gjëje me krahë që kur ka humbur disa njerëz në luftë. Gjatë fluturimit, ai përpiqet të kontaktojë me të herë pas here. Por ndërkohë që ekuipazhi dhe shumë pasagjerë sëmuren rëndë nga peshku i prishur, Ted duket se është i vetmi person i shëndetshëm në bord që ka eksperiencë në pilotim. Tani i takon atij ta ulë avionin pa probleme në Çikago përpara se helmimi të shkaktojë viktima. Por neveria e Tedit është një psikozë serioze, e cila duhet kuruar menjëherë.
06:2009:55URMEAZĂBen-HurDramë · Film · 215 min
Judë Ben-Hur, një princ i akuzuar padrejtësisht për tradhti nga vëllai i tij i birësuar, rikthehet në vendlindje pas shumë vitesh skllavërie për të kërkuar hakmarrjen, por gjen paqen shpirtërore...
09:5512:00URMEAZĂKabareDramë · Film · 125 min
E mrekullueshmja Liza Minnelli, në rolin që e bëri të njohur në mbarë botën dhe i dhuroi çmimin Oskar, Bafta, Globi i artë dhe shumë të tjerë. Berlini i viteve 30-të dhe aventurat e Sally Bowles, një show-girl e suksesshme.
12:0013:35URMEAZĂCadrat e DashuriseDramë · Film · 95 min
16-vjeçarja Zhenevieva dhe 20-vjeçari Gi janë shumë të dashuruar. Nëna e saj, e cila drejton një dyqan çadrash, nuk do të dëgjojë për martesën e tyre veçanërisht pasi ai nuk ka përfunduar ende shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Zhenevievës i thyhet zemra kur i dashuri i saj niset për të kryer shërbimin ushtarak në Algjerinë koloniale dhe e gjen veten në udhëkryq.
13:3515:15URMEAZĂSi të martohesh me një milionerHumoristik · Film · 100 min
Tre shoqe të ngushta vendosin të marrin me qira një apartament luksoz në Manhatan me shpresën dhe qëllimin për të gjetur një burrë të pasur.
15:1517:15URMEAZĂLule prej çelikuRomancë · Film · 120 min
Sally Field, Julia Roberts, Dolly Parton. Kjo është historia e 6 grave të jashtëzakonshme që përpiqen t’i mbijetojnë jetës, lindjes, vdekjes për të qenë më të forta e sa më pranë njëra tjetrës.
17:1520:00URMEAZĂNë AfrikëDramë · Film · 165 min
Film fitues i 7 çmimeve Oskar. Nga regjisori Sydney Pollack. Muzika nga John Barry. Me Meryl Streep, Robert Redford. Bazuar në kujtimet e shkrimtares Karen Blixen. Një grua e fortë, lë pas jetën e saj në Evropë për të ndërtuar një fillim të ri në Afrikë, ku dashuria, natyra dhe humbja, i shndërrohen në një përvojë që ndryshon përgjithmonë mënyrën si e sheh botën.
20:0022:00URMEAZĂNgjyra e paraveDramë · Film · 120 min
Paul Newman, Tom Cruise, Mary Elisabeth Mastrantonio. Film fitues i çmimit Oskar. Edi, një lojtar mashtrues bilardoje mjaft i zoti, gjen Vinsentin e ri dhe premtues dhe së bashku do të përshkojnë vendin në kërkim të parave të lehta.
22:0000:00URMEAZĂTë paprekshmitTriller · Film · 120 min
Robert De Niro, Kevin Kostner, Andi Garsia dhe shumë yje të tjerë të kinemasë janë mbledhur për t’u treguar historinë e Al Kapones dhe të agjentit federal që u vu në ndjekje të tij.